La serva padrona (The Maid Turned Mistress), Pergolesi
Del

The Maid Turned Mistress by Pergolesi, fre. 04 nov. 2022, Fra (2022/2022), Instrueret af Ada Gurra, Dirigent Dritan Lumshi, Pallati i Kulturës (Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit), Tirana, Albania

Viser Cast og Crew for 04 nov. 2022

Medvirkende

Instrumentering

Produktionshold

La serva padrona është një “Intermezzo Buffo” e famshme e Giovan Battista Pergolesi-t. Kompozuar për ditëlindjen e Elisabetta Cristina-s të Brunswick-Wolfenbüttel me libret të Gennaro Antonio Federico-s, u interpretua për herë të parë në Teatrin San Bartolomeo në Napoli më 28 gusht 1733, si një intermezzo e operës serioze “Il prigionier superbo” të Pergolesi-t, e cila ishte e destinuar të mos arrinte asnjëherë famën e “La Serva Padrona”. Premierës së saj të parë i atribuohen dhe fillimet e zhanrit të ri të “Opera Buffa”. Të njëjtin libret e rimori dhe Giovanni Paisiello për operën komike me të njëjtin titull. Në 1734 pati premierën e saj të parë në Académie Royale de Musique në Paris dhe në Pallatin e Versajës, në 1746 në Théâtre-Italien në Paris dhe në 1750 në “Her Majesty’s Theatre”, Londër. Suksesi i madh i rivënies së vitit 1752 të “Académie Royale de Musique” ndezi një mosmarrëveshje, të njohur si “La Querelle des bouffons”, midis mbështetësve të operës tradicionale franceze, të mishëruar në stilin e Jean-Baptiste Lully dhe JeanPhilippe Rameau, dhe mbështetësve të operës së re italiane “Opera Buffa” duke përfshirë disa enciklopedistë, në veçanti Jean Jacques Rousseau, dhe ai gjithashtu një kompozitor. Mosmarrëveshja ndau komunitetin muzikor francez dhe oborrin mbretëror (me mbretëreshën në krah të “Italianëve”) për dy vjet dhe çoi në një evolucion të shpejtë të shijes muzikore të vendit transalpin drejt modeleve më pak skematike dhe më moderne. Në 1754 u realizua rivënia e kësaj vepre në Théâtre-Italien me titullin “La servante-maîtresse” me vargje të përkthyera nga Pierre Baurans dhe Charles Simon Favart dhe në 1862 premiera në Opéra-Comique në Paris me Célestine Galli-Marié.
Om info findes på: shqip, English
Lær mere om komponist